Djemtë u larguan nga restoranti pa paguar, pronari merr një zarf befasues pas disa ditësh (FOTO LAJM)

Tre djem vizituan restorantin Kilimandjaro në Middlesbrough më 8 dhjetor.

Pasi shijuan ushqimin e tyre, ata gjetën veten në një situatë të vështirë pasi nuk mund të paguanin me kartë banke por vetëm me para në dorë.

Treshja pastaj nxituan për të kërkuar një bankomat, por të rinjtë, të cilët nuk ishin nga zona, shpejt e kuptuan se treni i fundit i tyre ishte gati të largohej.

Të hutuar, ata u futën në stacionin më të afërt të trenit dhe harruan faturën e restorantit.

Për fat të mirë për pronarin Kilimandjaro, Apollo Apollinaire, fatura e tyre nuk ishte shumë e shtrenjtë dhe kështu ai kishte vendosur të mësonte nga ky gabim.

Duke folur për mediat e huaja, pronari u shpreh: Përjetova një përvojë të keqe. Zakonisht njerëzit nuk dalin të kërkojnë për një bankomat. I thash stafit tim të mos lejojnë që të gjithë klientët të largohen, pa e paguar faturën”.

Megjithatë, pikërisht kur pronari mendoi se kishte humbur besimin në njerëzit, në adresë së tij vjen një zarf, brenda së cilës gjendeshin një letër dhe 40 dollarë.

Në letrën që ishte nga tre të rinjtë ishte shpjeguar pikërisht se çfarë kishte ndodhur dhe pse ata nuk u kthyen në restorant. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2017, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori