Djeg vajzën e saj për vdekje sepse u martua pa e pyetur
Një grua në Pakistan është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e saj për shkak se është martuar pa pajtimin e familjes.

BBC njofton se policia thotë se trupi i Zeenat Rafiq ka treguar shenja të torturës, transmeton Gazeta Express.

Ajo ishte lidhur te krevati, lagur me benzine dhe i ishte vënë flaka.

Nëna e saj, Parveen, akuzohet për joshjen e të bijës që të kthehet në shtëpi nga familja e burrit.

Ky është rasti i tretë i njëjtë brenda një muaji në Pakistan, ku sulmet kundër grave të cilat i shkelin rregullat konservatore të dashurisë dhe martesës janë të zakonshme./Albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori