Djali i Osama Bin Ladenit nuk është më arab
Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka deklaruar se ia ka hequr shtetësinë Hamza bin Ladenit, djalit të ish-liderit të grupit “Al Qaeda”, Osama bin Laden.

Vendimi për tërheqjen e shtetësisë së tij nga vendi më i madh i Gadishullit Arabik vjen vetëm një ditë pasi Departamenti i Shtetit në SHBA njoftoi se do të ofrojë deri 1 milion dollarë si shpërblim për ata që ndihmojnë në gjetjen e tij. Shtetet e Bashkuara besojnë se ai është një nga udhëheqësit kryesorë të grupit famëkeq.

Sipas institutit “Brookings”, Hamza, i cili besohet se është rreth moshës 30-vjeçare, kishte qëndruar bashkë me babain e tij para sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 dhe gjatë qëndrimit të tij në Pakistan pasi hyrja e forcave amerikane i kishte detyruar udhëheqësit e grupit të largohen nga vendi.


Shtuar më 01/03/2019, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori