Kosova do vetëm 3 pikë ndaj Greqisë, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Greqisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ekipi i Alain Giresse vjen në këtë ndeshje pas një fitore 2-0 në udhëtim te Qipro dhe synojnë fitoren e radhës për të betonuar pozitën e parë me pikë maksimale nga dy ndeshjet e para.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Loshaj, Fazliji; Zhegrova, Zeneli, Rashica; Muriqi.

Greqia: Vlachodimos; Baldock, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas; Mantalos, Kourbelis, Bakasetas; Limnios, Masouras; Giakoumakis. /albeu.com/

 


Shtuar 5.06.2022 19:56