Një djalë kurd i kapur
peng nga militantët e ISIS ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij, pasi tha se grupi ISIS ka të drejtë.
Mervan Mohamed Huseni tha se kur u kap bashkë me disa shokë, në fillim, ishte i tmerruar.
Militantët i dërguan fëmijët në një xhami për t’u falur dhe më pas i mbajtën
peng në godinën e një shkolle fillore ku i rrihnin, i torturonin me rrymë elektrike e madje edhe i varnin.
Sipas djaloshit, militantët e ISIS nuk
vrasin çdokënd, por i testojnë njerëzit dhe
vrasin të pafetë.
Djali kurd ka thënë për CNN gjithashtu se ka parë video, ku fëmijët vareshin në litar të cilat ofroheshin nga militantët e ISIS.
Sipas tij, aty shihej një e vërtetë e madhe, pasi shpjegohej se kush ishte i pafe dhe kishte prova për këtë, varej. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2014,
ora 11:58