Djali i ish-presidentit Regan, Trump po humb
Michael Reagan, djali i madh i ish-presidentit Ronald Reagan, ka thënë të mërkurën se nëna e tij, Nancy Reagan do mbështeste Hillary Clinton dhe jo Donald Trump.

"Trump nuk ka bërë asgjë për femrat gjatë kësaj fushate, ai nuk është duke bërë asgjë në botë", ka thënë Reagan në "CNN Tonight".

"Babai im nuk do ta mbështeste këtë lloj fushate dhe nëse Partia Republikane do që të largohet nga Reagan-ët, po ia del. Nancy do të votonte për demokratët", ka thënë Michael.

"The Independent", ka shkruar sot se Trump është zyrtarisht duke humbur. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2016, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori