"Djali i diellit", shkencëtarët tronditën nga ajo që zbulojnë për asteroidin që kërcënon tokën (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndësishme ndodhi në 17 dhjetor të këtij viti ku studiuesit e hapësirës munden të marrin më shumë informacione rreth një asteroidi që përbën rrezik potencial për tokën.

Asteroidi "Phaethon" u afruar rreth 10 kilometra më shumë në drejtim të tokës në këtë dhjetor duke bërë që shkencëtarët të mundeshin të zbulonin se ai kishte një diametër 1 km më të madh se sa ishte konstatuar më parë, shkruan Albeu.com.

Asteroidi në fjalë ka një orbit të rregullt rreth diellit dhe vërtitet shumë pranë tij në raport me asteroidët e tjerë, për këtë fakt i kanë vendosur emrin "Phaethon", ose djali i Diellit nisur nga mitologjia greke.

Edhe pse përbën një rrezik potencial për tokën, shkencëtarët nuk mendojnë se ai mund të përplaset me planetin tonë pavarësisht se parashikohet se në vitin 2093 të kalojë shumë pranë nesh. /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori