Dita e parë jashtë Shtëpisë së Bardhë, çfarë bëri Donald Trump

Në ditën e tij të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump iu kthye pasionit të tij të vjetër: golfit.

Ish presidenti republikan u shfaq i relaksuar në resortin e Floridas.

Teksa Joe Biden e kaloi mbrëmjen e parë në Zyrën Ovale duke parë spektaklin e fishekzjarrëve e duke firmosur urdhra ekzekutivë, fotot e postuara në Tëitter treguan se Trump shijoi diellin dhe gjelbërimin, në dukje aspak i shqetësuar nga dorëzimi i postit.

Shtuar më 22/01/2021, ora 14:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori