Disqet inkriminuese të Karaxhiqit?
Albeu.com
Radovan Karaxhiq i ka ruajtur bisedat e bëra me personalitetet botërore në disa disqe të koduara të cilat i ka patur me vete deri ditën e arrestimit.Radovan Karaxhiq i ka ruajtur bisedat e bëra me personalitetet botërore në disa disqe të koduara të cilat i ka patur me vete deri ditën e arrestimit, raporton gazeta serbe Blic duke iu referuar ekipit të avokatëve mbrojtës të ish-kryetarit të Republika Srpskas.

Në mesin e bisedave me personalitete të ndryshme botërore ndodhen edhe ato me Bill Clinton – ish president amerikan, Tony Blair – ish kryeministër anglez, Madeleine Allbright – sekretare e Departamentit Amerikan të Shtetit, Bernard Kouchner – ministër i Jashtëm i Francës. Në këto disqet e diskutueshme ndodhen edhe bisedat me Slobodan Milosheviq dhe me Alija Izetbegoviq, tha Svetozar Vujaçiq anëtar i ekipit mbrojtës i Radovan Karaxhiqit.

Vujaçiq pohoi për gazetën serbe se disqet përmbajnë material komprometues për disa qeveri të perëndimit. Në disqe mes tjerash ndodhen edhe bisedat e Karaxhiqit me Milosheviqin lidhur me marrëveshjen e bërë me Richard Hollbrooke – se nëse Karaxhiq largohet nga jeta publike nuk do të dënohet nga Haga.

Aty sipas gazetës Blic përmendet edhe biseda ku thuhet se Radovan Karaxhiq dhe Alija Izetbegoviq janë dakorduar për sulmin me mortaja në tregun e Sarajevës gjatë luftës në BeH. Disqet përmbajnë edhe disa informata mbi implikimin e disa qeverive perëndimore në masakrat e Srebrenicës dhe Bratuncit. /Telegrafi/
Shtuar më 16/08/2008, ora 01:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori