I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi
Annan zhvillon sot bisedime mbi krizën në Siri me presidentin rus Vlladimir Putin. Të hënën, Anan takoi ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, i cili tha se Perëndimi po e shantazhon Moskën në lidhje me Sirinë.
Komentet e tij u bënë ndërsa kryengritësit hodhën granata mbi tanket dhe trupat qeveritare, derisa regjimi ka bombarduar lagje të Damaskut. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2012,
ora 11:10