Rama “pushton” telefonatat: Jam Edi, laji duart! (VIDEO)

Në një moment kur të gjithë njerëzit janë izoluar nëpër shtëpi dhe tentojnë të ruhen nga koronavirusi, Rama ka vendosur “t’ju gjendet pranë”.

Ai ka regjistruar një mesazh zanor ku i kërkon shqiptarëve të lajnë duart dhe të bëjnë kujdes.

“Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaret sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127. Të përqafoj nga larg!”, thotë ai në regjistrim.

Dhe nëse keni për të marrë një familjar në telefon në këto kohë të vështira, duhet të prisni. Kryeministri ka një mesazh për ju. /albeu.com/


Shtuar 12.03.2020 14:39