Jeta pas vdekjes, njerëzit mund të varrosen në këto “arkivole kërpudhash të gjalla”

Kjo ide mund të duket si një trillim i pastër shkencor, por është një koncept i vërtetë i zhvilluar nga kompania holandeze “Loop Biotech”. Kjo e fundit ka ambicie për të zgjeruar opsionet për ata që kërkojnë një shtrat vdekjeje më miqësor me mjedisin.

Këtë e konfirmoi themeluesi, biodizajuesi dhe arkitekti i “Loop”, Bob Hendrikx, ndërsa fliste për industrinë globale të funeralit. Arkivoli është i përbërë nga miceli i gjallë i kërpudhave dhe biodegradohet natyrshëm në Tokë.

Kërpudhat gjenden praktikisht kudo në natyrë dhe besohet nga shkencëtarët se ofrojnë shumë përfitime për tokën dhe bimët. Për më tepër, arkivoli miqësor me mjedisin dekompozohet në gjashtë javë. Ndërkohë, arkivoleve tradicionale prej druri iu duhen rreth 20 vite që të fillojnë të dekompozohen.

Arkivoli i “Loop” gjithashtu dekompozon trupin me një shpejtësi shumë më të madhe, gjë që çon në thithjen e lëndëve ushqyese të të ndjerit nga natyra. Në përgjithësi, funeralet tradicionale janë të këqija për mjedisin. Mbi 4 milionë litra lëng balsamimi, që përmbajnë përbërës toksikë, përdoren çdo vit për varrosje vetëm në SHBA, raporton CNN.

Edhe djegia mund të lëshojë shumë karbon, madje edhe merkur, në atmosferë. “Proceset tona aktuale të varrimit çojnë në varfërim material, ndotje të tokës dhe emetim të CO2, – nënvizoi Hendrikx. – Ne krijuam një proces super-industrial për një nga proceset më natyrale në Tokë”.

Për këtë arsye, marrja e një qasjeje miqësore me mjedisin është bërë më tërheqëse për studiuesit biologjikë. Hendrikx tha se iu desh shumë kohë për të arritur në një koncept të tillë, sepse nuk është e lehtë të gjesh një qasje themelore për të punuar me organizmat e gjallë, në vend të materialeve të vdekura:

The coffin is made of mycelium and biodegrades into the Earth.

“Ne e shohim natyrën si një lloj supermarket, ku na pëlqen të vrasim organizmat dhe më pas të bashkëpunojmë me ta. Unë thjesht po shikoja natyrën dhe thashë: Oh, por ata në të vërtetë bashkëpunojnë kur janë gjallë, kështu që objektet e mrekullueshme të përditshme janë organizma të gjallë që mund të shumohen dhe vetë-shërohen.

Dhe sapo kam hasur në shumë organizma, njëri prej të cilëve është miceli, i cili është ricikluesi më i madh në natyrë. Përshtatja e tregut të produktit ishte në fakt pjesa më e thjeshtë”.