Diktatori i Koresë Veriore fle me armë në dorë?
Ndërkohë që po terrorizon botën me kërcënimet dhe testet e tij raketore, udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut duket se jeton edhe vetë mes manktheve dhe terrorit.

Sipas një ish-diplomati te lartë koreano-verior që dezertoi në Jug në gusht, regjimi i Kim Jong-un është i dënuar të shkatërrohet pasi gjithnjë e më shumë koreano-veriorë po i kthejnë krahët.

Dezertori nga Koreja e Veriut, Thae Rinj Ho, zëvendës ambasadori i Koresë së Veriut në Londër, thotë se "Kim Jong-un është një njeri që bën veprime që shkojnë përtej imagjinatës normale.

“Jam i bindur se që ditët e Kim Jong-ut janë të numëruara”, theksoi ai. - Ai madje fle me armë në dorë."

“Ai urdhëroi që xhaxhai dhe gjysmë-vëllai i tij të vriteshin sepse i llogariste si kërcënime për jetën dhe pushtetin e tij. Kim e di se nëse regjimi rrëzohet , ai do të shkojë poshtë me të. Kjo është mënyra sesi udhëhiqet Koreja e Veriut. Terrori është shoqëruesi i i vazhdueshëm i diktatorit”. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori