Diktatori i Koresë së Veriut: Do eliminoj anëtarët e partisë që janë të pakënaqur
Diktatori i Koresë së Veriut ka kërcënuar se do të eliminojë të gjithë korean-veriorët e 'dobët' që janë të pakënaqur me partinë e tij.

Gjatë një deklaratë për Krishtlindje, Kim Jong Un tha se disa nga anëtarët e partisë së tij po mashtronin njerëzit.

"Ata që janë të paaftë për të përfunduar 'detyrat kryesore revolucionare' duhet të 'reflektojnë seriozisht', nëse janë 'të nevojshëm' për partinë", tha Joung Un, i cili u zotua se do të eliminojë me të gjitha mënyrat 'tendencat administrative burokratike'.

Diktatori i Koresë së Veriut tha se këto tendenca sollën në rënien e vendeve të tjera komuniste, si Bashkimin Sovjetik, raporton media lokale "NK Neës". /albeu.com/

Shtuar më 27/12/2016, ora 08:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori