Diktatori drejt vdekjes, gruaja e tij "e tmerrshme" drejt pushtetit
Diktatori i Zimbabve në Afrikë, lideri më i vjetër politik në botë, 92 vjeçari Robert Mugabe, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Rolin e tij si diktator mund ta pasojë bashkëshortja e Mugave, pasi u zbulua se ushtria nuk mund të vendosë se kush do ta mbajë këtë rol.

Sot, komandanti i ushtrisë së vendit zbuloi se ushtria nuk ka asnjë fuqi që të vendosë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm.

Gruaja e tij 51-vjeçare mësohet se është më "e tmerrshme" se sa vetë diktatori.

Madje ndaj saj janë vendosur sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për rolin në regjimin e vendit, transmetojnë mediet ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2016, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori