Digjet shtëpia, banorët hidhen nga kati i pestë (VIDEO)
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në qytetin Strunino, pranë Moskës në Rusi, pasi një banesë u përfshi nga zjarri ndërsa anëtarët e një familje për t’i shpëtuar flakëve u hodhën nga kati i pestë i saj.

Ngjarja u filmua me telefon nga banorët që ndodheshin poshtë pallatit, të cilët njëkohësisht u bënë edhe shpëtimtarët e familjes.

Apartamenti ku kishte rënë zjarri ndodhej në katin e pestë të pallatit dhe flakët u përhapën me shpejtësi, duke mos pritur deri në momentin që në ndihmë të familjes të vinin zjarrfikësit. Rreth 20 burra u mblodhën poshtë pallatit, të cilët i bënë thirrje anëtarëve të familjes të hidheshin nga ballkoni dhe ata t’i prisnin poshtë, pasi nuk kishte zgjidhje tjetër për të shpëtuar.

Ndërkohë, ideja e banorëve rezultoi efikase dhe vetëm babai mori disa plagë dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën ë nevojshme mjekësore. Shkaqet e zjarrit ishin të paqarta./Albeu.com/
Shtuar më 26/05/2016, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori