Digjet katedralja e filmit " Kodit të Da Vincit" (FOTO LAJM)

Një nga katedralet më të famshme dhe më madhështore të Francës është përfshirë nga flakët ditën e djeshme. Ngjarja ka prekur shumë njerëz dhe autoritetet pasi katedralja historike mban mbi supe një histori madhëstore.

Katedralja Saint-Sulpice ndodhet në Paris. Ajo u përdor në filmimet e autorit amerikan Dan Brown, njohur për bestsellerin e ‘Kodit të Da Vincit’.

Autoritetet shprehen se zjarri përfshiu një pjesë të mirë të kishës, flakët nisën të dalin nga dera dhe nga dritaret. Në kohën kur objekti u përfshi nga flakët katër persona ndodheshin në brendësi të saj por fatmirësisht asnjë nuk është lënduar. Autoritet akoma nuk janë të qartë për shkaqet e flakëve por po punohet për të zbardhur ngjarjen.
Shtuar më 19/03/2019, ora 08:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori