Kurti pranon planin franko-gjerman, kritikohet për fshehje të përmbajtjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e Besnik Bislimi patën një takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Edhe pse u tha se ishte vetëm një drekë pune tashmë e zakonshme për ta, ashtu nuk doli.

I pari i ekzekutivit kosovar këtu pranoi planin e propozuar nga BE, i mbështetur nga shtetet më të fuqishme.

Pranimi i planit të njohur si franko-gjerman, u konfirmua edhe përmes një cicërime në twitter nga diplomati sllovak.

Vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së e mirërpriti edhe ambasadori amerikan.

Ani pse u ishte dorëzuar Prishtinës e Beogradit në fundin e verës që lamë pas, drafti në fjalë nuk u bë asnjëherë publik.

Por që nga ajo kohë, po qëndron ende në sirtarët e dy qeverive.

E pse po ndodhë kjo, një përgjigje e ka kryeparlamentari Glauk Konjufca që planin e sheh të pranueshëm për vendin.

Konjufca gjithashtu pranon se në këtë plan, Kosova obligohet në një mënyrë ose tjetrën për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme.

Por mendim ndryshe kanë nga Partia Socialdemokrate.

E çfarë mund të përfshijë e çka jo ky draft?

Mediat kishin publikuar dy ose më shumë versione me përmbajtjen e pretenduar të planit franko gjerman.

Të drejta të barabarta mes Kosovës dhe Serbisë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore, e të tjera janë disa nga elementet që përmenden./express


Shtuar 7.02.2023 21:58