Digjen "të gjallë" civilët në Ukrainë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Disa dhjetëra civilë kanë qenë duke ikur nga Ukraine, për shkak të luftimeve të përgjakshme, por se janë zënë "robër" nga rebelët pro-rusë dhe janë vrarë.

Sipas zëdhënësit ushtarak Anatoli Proshin një “goditje e fuqishme artilerie” goditi një autokolonë, e cila mbante flamuj të bardhë dhe ishte nën përcjellje të ushtrisë ukrainase.

“Njerëzit u dogjën të gjallë brenda – ata nuk kishin kohë për të dalë jashtë”, i tha ai kanalit ukrainaslajmeve 112.ua.

Por udhëheqësi i rebelëve, Andrei Purgin, zëvendës kryeministri i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetsk, e ka mohuar sulmin, madje ka shtuar se kanë qenë ushtarët e Kievit që kryen sulmin brutal./albeu.com/


Shtuar më 19/08/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori