Vrasja në Gjirokastër, autori dhe viktima ishin kërkues floriri

Mihal Thimjo dhe Gëzim Saraçi kanë qenë kërkues floriri. Këto janë detaje të reja të cilat dalin në dritë një ditë pas vrasjes së 57-vjeçarit Saraçi nga Mihal Thimjo.

Bëhet me dije se ata ishin miq me njëri-tjetrin, por autori tha se e kishte vrarë pas një debati të çastit.

Po ashtu mësohet se ata gërmonin në varre të vjetra të zonës së Zagorisë, dhe ka dyshime që ditën e djeshme të kenë gjetur diçka.

Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri – tjetrin madje ditën e djeshme para vrasjes kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë.

57-vjeçari u gjet pa jetë nga familjarët e autorit të vrasjes pasi ky i fundit i kishte lajmëruar vetë.


Shtuar 6.08.2020 16:28