Diamantet bien nga qielli si shi (VIDEO)
Pëlqej
Diamantet në Tokë konsiderohen të rrallë dhe të çmueshëm, por në të vërtet në gjithësi ka shumë.

Grimcat e diamantit gjenden nëpër meteorë, dhe diamante të mëdha krijohen nëpër “gjigantë të gazrave” siç janë Jupiteri dhe Saturni, dhe është zbuluar një planet i cili është dyfish më i madh se Toka sipërfaqja e të cilit është nga diamante.

Shirat e diamanteve krijohen nëpër “gjigante të akullta” siç janë Urani dhe Neptuni, atmosfera e të cilëve është e përbërë nga hidrogjeni dhe metani. Diamantet krijohen me ndikimin e vetëtimave, të cilat e shndërrojnë metanin në karbon dhe hidrogjen të pastër.

Retë e karbonit më pas koncentrohen dhe shndërrohen në grafit, i cili nën ndikimin e shtypjes së lartë në këto planetë shndërrohet në formë më të fortë të karbonit, diamante, të cilët më pas për shkak të gravitetit bien në sipërfaqe sikur shi.

Gjithë këto vite kjo ishte vetëm teori, por shkencëtarët kohë më parë kanë arritur që në laborator të krijojnë kushtet identike dhe të shkaktojnë shi të diamanteve duke i përdorur laserë.

“Deri tani kemi mundur vetëm të supozojmë se si ndodh gjithë kjo. Ky eksperiment ishte momenti më i rëndësishëm i karrierës sime”, ka thënë për revistën Cosmos, udhëheqësi i këtij projekti Dominic Kraus nga qendra hulumtuese Helmhotz Dersden-Rossendorf në Gjermani. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori