E bija përmbush amanetin e Gent Demaliajt, koncert madhështor për ditëlindjen e këngëtarit të ndjerë

Më 18 qershor në Lezhë do të zhvillohet një koncert kushtuar këngëtarit të njohur, Gent Demaliajt. Trashëgimtarja e artistit të ndjerë, Edea, ka zgjedhur që këtë koncert ta mbajë në ditën e lindjes së të atit. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo dhe kitaristi Aurel Gjini kanë ndarë detaje lidhur me këtë event të rëndësishëm, i cili do të shfaqet edhe në Tiranë më datë 25.

Dyshja treguan gjithçka nga rëndësia emocionale deri te kënga e preferuar nga “Djemtë e Detit”.

“Për mua e parë është rëndësi emocionale, e dyta eësht përgjithësi. Pjesa tjetër është se unë jam rritur me këngët e babit e më kthejnë pas në kohë dhe pjesa tjetrë është se ato i dinë të gjithë dhe nuk mund të gabosh. Gjithmonë e ndjej 5 min para se të hyjë në skenë.

Ne menduam ditëlindjen e babit se diçka që nuk është festuar dhe përkoj me këtë gjë.  Babai faktikisht e ka pasur ëndërr ta bënte një koncert me full band që nuk pati mundësi ta bënte. Edhe le të themi ky është një lloj amaneti”, u shpreh Edea.

“Për mua është e vështirë nga ana emocionale, se unë jam rritur me ato këngë dhe jam afër atyre zionave se vij nga Mirdita. Dua të falenderoj edhe bashkinë Lezhëë pa të cilën do të ishte e pamundur.

Në moemntin që jam njohur unë doja të bëja një tribut të Gentit me këngët e tij. Unë kam një kënëg të preferua që kur e dëgjoj të kënduar nag Edea “Jo tani”. Mendoj që duket sikur e ka bërë fiks për atë. Edhe ‘Jakup Ferri’ është shumë e goditur”, tha Aurel.