Aksident tragjik në Vlorë, përplaset për vdekje një grua

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku mësohet se ka ndërruar jetë një grua.

Ndërkohë një tjetër person është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shèndetësore.

Mbetet e paqartë si ka ndodhur aksidenti, teksa policia ka arritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi
Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në rrethrrotullimin në hyrje të autostradës “100 Vjetori” Vlorë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur automjeti tip Ford.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy shtetase femra, ku njëra ka humbur jetën në vend ndërsa tjetra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për gjeneralitetet e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.


Shtuar 9.09.2020 16:00