Dhuna në Siri mund të kalojë në luftë civile
DhunaSiri mund të kalojë në luftë të plotë civile. Kështu është shprehur i dërguari ndërkombëtar në Siri, Kofi Anan në raportin e paraqitur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Anan ka përsëritur përkushtimin e komunitetit ndërkombëtar për vendosjen e 300 vëzhguesve të armëpushimit në Siri, deri në fund të këtij muaji. Ndërsa është shprehur se do të kthehej sërish në Damask por pa përcaktuar datën e saktë. /albeu.com/

Shtuar më 09/05/2012, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori