Dhomat e errëta ku iranianët janë të lirë nga pushteti
Studioja e tatuazheve e Mohammedit është e fshehur në dhomën prapa të një dyqani të veshjeve në pjesën më të varfër, jugore të Teheranit.

Fotografitë e Al Pacinos, Che Guevaras dhe të Kullës së Ajfellit mbushin muret e saj. Klientët shpesh i kërkojnë motive klasike tatuazhi – një lule apo kafshë gllabëruese – por modelet fisnore të tipit Maori janë po ashtu goxha në kërkesë.

“Tatuazhet janë pasion imi”, thotë ai. “Rrezikoj thjesht, sepse ato janë aq të bukura”.

Ai padyshim se rrezikon. Artistët e tatuazheve rregullisht arrestohen në Iran dhe dënohen me gjoba, me goditje me kamxhik apo edhe me burgim.

Ndonëse nuk ekziston ndonjë ligj specifik kundër tatuazheve dhe këto vepra artistike nuk janë të ndaluara në mënyrë strikte me sheriatin islamik, autoritetet vendore i kundërshtojnë fuqishëm pasi që i konsiderojnë si një fenomen të rrezikshëm perëndimor për vlerat iraniane.
Shtuar më 10/02/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori