Dhjetra të vdekur nga shirat në Indi
Në veri të Indisë mbi 60 persona kanë mbetur të vdekur ose janë të zhdukur dhe mijëra të tjerë janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të shirave.

Sipas burimeve zyrtare vendase, nuk mund të konfirmohet saktësisht numri i të vdekurve por mund të thuhet me përafërsi se 60 persona mund të kenë vdekur dhe 50 000 janë bllokuar.

"Nuk mund të konfirmojmë numrin e të vdekurve. Të paktën 60 persona mund të kenë vdekur dhe 50 000 janë bllokuar", deklaroi Yashpal Arya, zyrtar i lartë vendas.

"Niveli i ujërave të lumenjve vazhdon të rritet duke bllokuar rrugët", theksuan burime zyrtare vendase. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2013, ora 17:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori