Shtyhet me 6 muaj mandati i komisionit për Reformën Zgjedhore

Është shtyrë me 6 muaj mandati i komisionit për Reformën Zgjedhore.

Mësohet se mandati i komisionit do shtyhet deri më 10 mars 2023.

Vendimi që u miratua sot do t’ia kalojë seancën plenare për vendim përfundimtar.

Shtyrja e afatit u propozua nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Ndërkaq, vendimi që u miratua në komision do të kalojë në seancën plenare të Kuvendit për vendim përfundimtar.

Kujtojmë se komisioni për Reformën Zgjedhore nisi punën në qershor të këtij viti dhe drejtohet nga dy bashkëkryetarët Damian Gjinuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD. Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë nga PS, gjashtë nga PD dhe tre nga partitë aleate në opozitë. Qëllimi është që të arrihet konsensus mes palëve politike për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor. /albeu.com/