"Dëgjova krisma e më pas një njeri ra në tokë ...", flet dëshmitari shqiptar në Londër

Një sulmues i panjohur ka marrë përpara me makinë të paktën 10 persona në urën Westminster në Londër, dhe më pas ka plagosur me thikë dy policë në hyrje të Pallatit të parlamentit britanik të njohur si Pallati Westminster.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa një shqiptar ka qenë në vendngjarje dhe ka rrëfyer për JOQ.al se çfarë kishte parë në të moment.

Ai bën me dije se ishte duke u kthyer nga puna në momentin që dëgjoi krisma dhe pa disa njerëz të shtrirë për tokë. Njëkohësisht tregon edhe atë që i komunikoi një prej policëve vetëm disa minuta pasi kishte ndodhur ngjarja.

“Jam i bllokuar në trafik. Është bllokuar Londra krejt. Dëgjova krisma dhe një njeri që ra për tok. Një polic më tha se ishte sulmuar një polic tjetër me thikë nga dy veta. Më thanë që e kanë vrarë agresorin. Isha duke u kthyer nga puna kur ndodhi ky tmerr. Vetëm kaq pashë. Tash po na largojnë”, rrëfen dëshmitari.

Ndërkohë, policia e ka bllokuar pjesën ku ka ndodhur incidenti, godina e parlamentit, rrugët dhe stacioni i metrosë në Westminister janë nën masa të rrepta të sigurisë.

Autori, identiteti i së cilit është ende herët të bëhet me dije, ka tentuar të hyjë në brendësi të Parlamentit ndërsa në dorë mbante një thikë. Ai ka qenë duke lëvizur me makinë dhe ka shtypur 12 persona, duke u qëlluar më pas nga ana e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2017, ora 17:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori