Detyruan vajzën të bëjë testin e virgjërisë, prindërit përfundojnë në gjykatë
Ka bërë bujë në të gjithë botën rasti i dy prindërve që kanë detyruar vajzën e tyre të bëjë testin e virgjërisë dhe e kanë kërcënuar, pasi kanë zbuluar se ajo kishte të dashur, gjë që i ishte ndaluar.

Safaraei, 56 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Mitra Eidiani, 42 vjeç, akuzohen se e kanë detyruar vajzën e tyre Sofia, 18 vjeç të bëjë një test të virgjërisë në një klinikë dhe duke e kërcënuar se do ta vrasin atë dhe të dashurin e saj Bailey Marshall-Telfer, 18 vjeç.

Sofian e kishin ndaluar të kishte të dashur. Ishte mamaja e saj që e gjeti në shtëpi me një djalë. Babai i Sofias tha përpara gjykatës se ja mori telefonin të bijës dhe kartën bankare që ajo mos të arratisej nga shtëpia.

Mitra Eidiani - thuhet se e ka kafshuar vajzën e saj Sofia kur ajo refuzoi t'i nënshtrohet testit të virgjërisë.

Babai u shpreh se ai dhe bashkëshortja nuk e kanë detyruar vajzën të bëjë testin e virgjërisë. Ai pretendon se donte të kontrollonte që ajo nuk ishte përdhunuar dhe shpërtheu në lot ndërsa i tha gjykatës se ky rast i kishte "shkatërruar" familjen.

Ai tha se u përpoq të mbajë vajzën e tij 18-vjeçare Sophia Safaraei, "larg nga çdo rrezik, miq të këqinj dhe mediat sociale", por "fatkeqësisht dështoi" shkruan xing.al.

Babai iranian i cili ka jetuar në Britani të Madhe për më shumë se 30 vjet tha: "Unë vetëm thashë kontroll. Nuk e përmenda virgjërinë". Ndërkohë doktori ka refuzuar t'i bëjë vajzës testin e virgjërisë.
Shtuar më 20/09/2018, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori