Detajet/ Si u vra ambasadori grek në Brazil nga i dashuri i gruas, njëherësh roje i shtëpisë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Të dhëna të tjera rreth vrasjes së ambasadorit grek Kyriakos Amoiridis në Brazil kanë dalë në dritë.

Kamerat e sigurisë jashtë shtëpisë së diplomatit kanë regjistruar momentin kur i dashuri i gruas së tij Sérgio Gomes së bashku me nipin Eduardo Moreira bëhen gati për të hyrë në banesë.

Ata qëndruan përreth tri orë brenda saj dhe pastaj më vonë në 03:20 të mëngjesit, më pas kanë hequr nga banesa trupin e ambasadorit për ta djegur rreth 300 kilometra larg vendngjarjes. Të hënën e kaluar Fransuaz Oliveira gruaja braziliane e ambasadorit kishte marrë vajzën 10 vjeçare dhe ishte larguar për t’u kthyer në shtëpi pas krimit.

Megjithatë gjatë marrjes në pyetje gruaja e Kyriakos Amoiridis mohon çdo përfshirje në vrasjen e ambasadori grekBrazil.

40-vjeçarja thotë se nuk ka asnjë lidhje me krimin, duke ia kaluar të gjithë fajin të dashurin të saj, i cili mori përsipër autorësinë, por duke thënë se e kishte kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes.

Lidhja e tyre kishte nisur gjashtë muaj më parë kur Sergio kishte marrë detyrën si përgjegjës për sigurinë në shtëpinë e ambasadorit.

Ata krijuan një lidhje dashurie që e mbajtën të fshehtë deri një javë më parë kur krimi që kryen nxori në dritë lidhjen e fshehtë mes tyre. /albeu.com/

Shtuar më 02/01/2017, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit.

Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.

Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit. Në të është trinomi i frikshëm i Barcelonës MSN dhe dyshja e hekurt e mbrojtjes juventine, Bonucci-Chiellini.