DETAJET/ Si u sulmua ushtria e Asadit me super raketat "tomahawk" (FOTO LAJM)

Me kalimin e orëve po dalin të reja në lidhje me sulmin e mëngjesit të sotëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj bazës ajrore të ushtrisë së Presidentit Asad, nga e cila u nis sulmi me armë kimike ndaj civilëve pak ditë e parë.

Dy destrojerët "USS Ross" dhe "USS Porter", të endosura në detin "Mesdhe" lëshuan plot 59 raketa të precizionit të lartë "Tomahawk" nga një largësi prej rreth 250 kilometrash, transmeton Albeu.com.

SHBA-të kanë një bazë të sofistikuar ajrore disa dhjetra kilometra në veri të Sirisë, atë të Incirlikut në Turqi, por mediat amerikane raportojnë se ushtria zgjodhi të përdorë sulmin me raketa për të mos tensionuar edhe më tej situatën në rajon duke shmangur ndërkohë edhe kostot e mundshme në jetë njerëzore të ushtarëve të saj.

30 minuta më parë, ushtria amerikane kishte paralajmëruar rusët që të largoheshin nga baza në fjalë për të shmangur goditjen e tyre nga sulmi, gjë e cila do të shkaktonte një tension të madh mes dy super fuqive botërore.

Duke iu kundërpërgjigjur sulmit të amerikanëve, ushtria ruse ka deklaruar se do të ndihmojë Sirinë me më shumë mbrojtje ajrore, ndërkohë që ka ndaluar ndarjen e të dhënave ushtarake për pozicionimin e ushtrisë së saj në këtë vend si edhe Mesdhe duke rritur kështu rrezikun e ndonjë incidenti mes tyre. /Albeu.com/

Shtuar më 07/04/2017, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori