DETAJET/ Arrestimi i 90 personave në Itali: Shqiptarët pjesë e mafias famëkeqe
Pëlqej
Pas dy vitesh hetim intensiv, policia italiane, ditën e djehsme ka bërë të mundur arrestimin e 90 personave të cilët rezultojnë të jenë pjesë e mafias famëkeqeNdragheta”.

Ndërkohë në këtë grup mafioz ishin edhe shumë shqiptarë të përfshirë.

Dëtaje rreth këtij fakti ka hedhur, prokurori Kombëtar i mafias italiane, Federico Cafiero de Raho.

Sipas tij në bashkpunim me shqiptarët, mafia famëkeqeNdragheta” kishte lidhje me porte të rëndësishme për të kaluar sasi të madhe kokainës nga Amerika Jugore drejt Evropës.

Disa nga pikat strategjike që përdorte grupi mafioz “Ndragheta” siç shprehet De Raho ishin; Porti Antëerp në Belgjikë, Rotterdami, Genoa, Livorno, Napoli dhe Salerno”. Substanca narkotike, që vjen nga portet e Evropës Veriore, u dërgua në Milano, por edhe në Emilia-Romagna dhe në Kalabri.

Gjithashtu raportohet se marrëdhënia e shqiptarëve me një grup kriminal nga Turqia ka qenë shumë intensiv në trafikun e drogës. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori