Manchester United magjik, fiton me përmbysje ndaj Aston Villa (VIDEO)

Manchester United ka arritur të marrë një fitore të bukur ndaj Aston Villa me përmbysje, me rezultatin 4-2.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0 edhe pse rasten nuk munguan.

Pjesa e dytë nisi në favor të miqve, ku në minutën e 48-të Watkins shënoi golin e avantazhit. Festa zgjati pak për Aston Villa, pasi në minutën e 49-të Martial barazoi pas një asistimi nga Bruno Fernandes.

Ndeshja ishte intensive dhe Aston Villa shpërblehet sërish në minutën e 61-të, pasi Dalot shënoi një autogol duke i dhënë avantazhin kundërshtarëve.

Përpjekja e United zgjati vetëm 6 minuta, pasi në minutën e 67-të Rashford barazon shifrat. Manchester kërkonte me ngulm fitoren dhe në minutën e 78-të ndodh përmbysja pasi është Bruno Fernandes i cili shënon. U duk sikur përfundoi me aq, por në minutën e 91-të ishte McTominay i cili shënon golin e katërt pas asistimit të dytë në ndeshje nga ana e talentit argjentinas Garnacho.

Ndeshja ishte e vlefshme për 1/16 e kupës angleze, dhe kështu Manchesteri mundet të kalojë në fazën tjetër./ h.ll/albeu.com

Shikoni golat këtu


Shtuar 10.11.2022 22:56