Detaje të reja për zhdukjen e aeroplanit egjiptian
Aeroplani egjiptian “MS804”, i cili po fluturonte nga Parisi me destinacion drejt Kajro, është zhdukur me 66 njerëz brenda në bord.
Agjencia ajrore egjiptiane, fluturimi “MS804” thotë se avioni u zhduk mbi Mesdhe.

Sipas kësaj agjencie thuhet se brenda në bord ndodhet 30 egjiptianë, 15 francezë dhe 10 tjerë nga vendet tjera, përfshirë dhe një britanik.

Aeroplani humbi kontakt me radarin në orën 02:45 sipas kohës lokale në Kajro.

Aeroplani ka 55 udhëtarë, përfshirë tre fëmijë, si dhe 10 anëtarë të bordit.

Aeroplani ka qenë 16 kilometra brenda hapësirës ajrore të Egjiptit kur u zhduk, sipas agjencisë ajrore./Albeu.com/
Shtuar më 19/05/2016, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori