Detaje të reja për sulmin e tmerrshëm në Zelandën e Re
Nëntë persona janë ende në gjendje kritike pas sulmit me armë që u bë në dy xhami në ‘Christchurch’ të Zelandës së Re, ku mbetën të vdekur 50 persona e u plagosën rreth 50 të tjerë.

David Meates, shefi ekzekutiv i Bordit të Shëndetësisë në Canterburgy tha se dy nga të lëndaurit pritet të lirohen sot nga spitalit, po që 31 të tjerë do të vazhdojnë ende trajnimin.

“Në mesin e 9 personave që janë në gjendje kritike është edhe një vajzë 4 vjeçare në spitalin Starship në Auckland.Babai i saj është transferuar dhe mbetet në gjendje serioze, por të qëndrueshme”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi gjithashtu se sulmi kishte ndikuar thellësisht në stafin e spitalit në Christchurch dhe tha se ata kanë nevojë për mbështetje gjatë ditëve të ardhshme.

Ndryshe, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e ka përshkruar incidentin si sulm terrorist dhe përshkroi këtë si një nga “ditët më të errëta” të vendit.

Në ndërkohë, zëdhënësi i Policisë kishe njoftuar se për këtë rast tre burra dhe një grua janë në paraburgim derisa kishte paralajmëruar se shumë të dyshuar të tjerë mund të jenë akoma të lirë.
Shtuar më 18/03/2019, ora 08:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori