E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Detaje të reja nga vrasja, e moshuara as nuk e njihte familjen shqiptare
Gruaja e dyshuar për vrasje, pas largimit nga vendi i krimit, ka dërguar mesazhe telefonike (SMS) te disa persona dhe institucione, ku ka theksuar se e ka vrarë djaloshin

Ende nuk dihet motivi për vrasjen makabre të djaloshit shqiptar në Bazel. Por, sipas Prokurorisë, ekzistojnë dyshime mbi përgjegjshmërinë penale të gruas që ka marrë mbi vete vrasjen.

Hetimet e deritashme tregojnë se vrasja e dyshuar, një zvicerane 75 vjeçe me banim në Bazel, nuk e kishte njohur as fëmijën dhe as familjen e tij që vjen nga Kosova, transmeton albinfo.ch. Hetimet e institutit të mjekësisë ligjore kanë treguar se gruaja në fjalë i ka shkaktuar plagë të rënda djalosjhit duke e therur me thikë në qafë, gjë që solli vdekjen e tij.

Në vazhdim prokuroria përsërit detajet që tashmë dihen, rreth përpjekjeve të dështuara për shpëtim të djaloshit.
Shtuar më 22/03/2019, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori