Dështuan në një reformë, jep dorëheqje e gjithë qeveria finlandeze
Kryeministri i Finlandës, Juha Sipilä, dhe i tërë kabineti i tij qeveritar kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre për shkak të dështimit për ta zbatuar reformën e sigurimeve shëndetësore.

Pakoja e reformave për sigurime shëndetësore është vlerësuar si burim i rëndësishëm i të ardhurave për qeverinë në një afat të gjatë kohor.

“Pamja që po e shoh ditëve të fundit nga kuvendi më ka detyruar të arrij në këtë përfundim. Nuk ka rrugëdalje tjetër. Jam tepër i zhgënjyer. Kemi nevojë për reforma. Nuk ka rrugë tjetër që Finlanda të arrijë sukses”, tha kryeministri i deritashëm, Juha Sipilä.

Sistemet e sigurimeve shëndetësore në vendet e zhvilluara janë nën presion të shtuar viteve të fundit për shkak të rritjes së kostos për trajtimin e sëmundjeve dhe zgjatjes së gjatësisë mesatare të jetës së popullsisë. Kjo nënkupton që numri i punëtorëve që japin kontribute financiare është zvogëluar dhe numri i pensionistëve është rritur.


Shtuar më 08/03/2019, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori