Dështon misioni i NASA-s
Misioni amerikan i dërgimit të një sateliti vëzhgues të Tokës në hapësirë përfundoi me një dështim “spektakolar” diten e sotme, ndërsa raketa shpërtheu në ajër pak pas nisjes nga një bazë në Kaliforni.

I quajtur ironikisht me emrin “lavdia”, sateliti që do të mblidhte të dhëna të reja rreth klinës së planetit shpërtheu pas gjashtë minutash, si rrjedhojë e një problemi të papërcaktuar ende.

Nga të dhënat paraprake besohet se aksidenti u shkaktua pasi pjesët shkëputëse të raketës nuk u larguan në kohë, duke bërë që raketa të ishte tepër e rëndë dhe e ngadaltë për të dalë nga fusha gravitacionale e Tokës, transmeton TCH.
Dështimi i NASA-s vjen në një moment të keq për misionet hapësinore botërore, pasi në muajt e shkuar, lëshime të ngjashme satelitësh nga India dhe Rusia gjithashtu dështuan. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2011, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori