Dështon koalicioni qeveritar në Ukrainë, Jushçenko në opozitë
Albeu.com
Në Ukrainë koalicioni qeveritar mes partisë së orientuar nga perëndimi i presidentit Viktor Jushçenko dhe bllokut të partisë pro ruse e kryeministrit Viktor Janukovitç ka dështuar. Presidenti Jushçenko së bashku me Partinë e tij, "Ukraina jonë", ka kaluar në opozitë.Pas shkrirjes së aleancës me kryeministrin Janukovitç, katër ministra të qeverisë kanë dhënë dorëheqjen Shkak i ndarjes kanë qenë përballjet e ashpëra të ndodhura kohëve të fundit. Shefi i fraksionit ,Roman Besmertny ,tha se Janukovitç ka bllokuar marrëveshjen për vazhdimin e kursit politik pro perëndimor të vendit.
Shtuar më 06/10/2006, ora 09:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori