Dështim epik, agjenti francez i dërgon mesazh gabimisht të dyshuarit që po spiunonte
Një agjent francez ka bërë gabimin më të madh duke i dërguar mesazh një radikali të dyshuar për të cilin po grumbullonte të dhëna.

Incidenti, i përshkruar nga mediat franceze si ‘dështim epik’ ndodhi të dielën e kaluar (8 tetor 2017) dhe zbulua nga një burim i Ministrisë së Brendshme.

Agjenti për Shërbimin Qendror të Mbikëqyrjes Territoriale (SCRT) duhet të monitoronte një klerik në Paris, i cili dyshohej për predikimin e një interpretimi ekstremit të Islamit.

Qëllimi i agjentit ishte që ti jepte të dhënat e fundit kolegut të tij, por mori një përgjigje të shpejtë nga i dyshuari i cili e talli për paaftësinë e tij.

Gabimi shkaktoi ndërlikime mes SCRT dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Brendshme, e cila ishte gjithashtu në monitorim të të dyshuarit, por u detyrua ta anulonte hetimin.

Incidenti e bën rastin akoma më shqetësues pasi Franca ka qenë një nga vendet e prekura nga sulmet terroriste vdekjeprurëse. /albeu.com/



Shtuar më 14/10/2017, ora 18:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori