E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Dëshironi të jeni shtetas i BE? Kështu mund ta fitoni pasaportën e artë
Komisioni Evropian ka kërkuar nga shtetet anëtare që të shtrëngojnë kontrollet në personat që nuk kanë nënshtetësi evropiane e të cilët mund të pajisen me të ashtuquajturat "pasaporta të arta" nëpërmjet investimeve.

Komisioni planifikon të monitorojë nga afër skemat e tilla të cilat mundësojnë vendbanim në këmbim të investimeve të mëdha. Thuhet se këto viza mund të abuzohen për evazion fiskal e pastrim parash.

Kjo nënshtetësi e përfituar në këtë formë u mundëson personave të ndryshëm lëvizje në pothuajse të gjitha shtetet e BE-së dhe qasje në tregun e lirë.

20 shtete të BE-së kanë skema të tilla.

Qipro, Malta e Bullgaria u japin pasaporta të BE-së investitorëve të pasur të huaj të cilët bëjnë investime në këto shtete. Pasanikët e huaj mund të blejnë pasaportakëto shtete për 1 deri në 2 milionë euro, shkruan BBC.

Këto shtete bashkë me 17 tjera, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe, gjithashtu u mundësojnë të drejta të banimit investitorëve. Kjo e drejtë e vë personin në rrugën e marrjes së nënshtetësisë.

Shuma që duhet investuar për të pasur të drejta të vendbanimit dallon, duke filluar me 13,500 euro në Kroaci e deri në mbi 5 milionë euro në Luksemburg e Sllovaki.


Shtuar më 24/01/2019, ora 08:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori