Deshironi femije? Hiqni dore nga kafja, alkooli dhe duhani
Albeu.com
Femrat që dëshirojnë të mbeten shtatzënë do të duhej që të ndalin së piri alkool dhe pijet e ndryshme që përmbajnë kofeinë. Ekpertët kostatojnë se largimi nga këto shprehi do t’ju ndihmojë më shumë se vizitat në klinikat për fekondim artificial.Mjekja britanike Emma Derbyshire nga instituti 'Manchester Metropolitan' thotë që 32 përqind e grave të cilat kanë pasur problem me mos mbetjen shtatzënë, këtë e kanë arritur kur kanë hequr dorë nga alkooli dhe kafja. Ajo shtoi se kjo kishte efekt shumë më të madh se sa metodat tashmë moderne të fekondimit. Mjekja e njohur sjell faktin që nënat e ardhshme, nëse dëshirojnë që të bëhen nëna, duhet që t’i thonë lamtumirë edhe duhanit.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se pirja e duhanit i zvogëlon në maksimum shancet e femrave që të mbesin shtatzënë. Ajo më tutje shtoi se çiftet që dëshirojnë të kenë fëmijë, atëherë është koha që t’i ndryshojnë shprehitë e jetës. Femrat të cilat gjatë javës konsumojnë një deri në 5 herë alkool kanë shance 60 përqind që të mbesin shtatzënë, derisa ato që pinë më shpesh mundësia që t’ia arrinë këtij qëllimi është vetëm 30 përqind.

Dr.Derbyshire paralajmëron që kofeina po ashtu e zvogëlon mudësinë e të mbeturit shtatzënë dhe ajo këshillon që gjatë ditës të kosumohen jo më shumë se sa 300 mg të çajit ose kafes, apo tri filxhane të vogla.
Shtuar më 09/08/2009, ora 22:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori