Rama si dëshmitar, PD: Ja çfarë u vërtetua sot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët

Kryeministri Edi Rama prej më shumë se 9 orësh po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Pas dëshmive të dhëna nga Rama, ka reaguar Partia Demokratike e cila përmes një postimi në Facebook thotë se Komisioni çdo ditë po fakton  se kryeministri nuk mund t’i shmanget përgjegjësive për vjedhjen e 430 milionë eurove. Gjithashtu, PD ka listuar dhe gjërat që u vërtetuan sot me dëshminë e Ramës.

“Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve çdo ditë po fakton pse Edi Rama nuk mund t’i shmanget përgjegjësive për vjedhjen prej 430 milionë euroshe. Shkeljet e njëpasnjëshme, që kanë çuar para drejtësisë një ministër të qeverisë Rama, do të zbardhen deri në fund, derisa çdo pushtetarë që ka dëmtaar interesin publik të përballet me ligjin.

Ja çfarë u vërtetua në seancën e gjashtë:

Erion Veliaj ka dhënë miratimin për projektin e Inceneratorit të Tiranës, pa vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës;

Erion Veliaj detyron kompanitë të depozitojnë dhera dhe interte në Inceneratorit e Tiranës pa asnjë vendim, 45 milionë euro të ardhura shtesë;

Me firmën e Damian Gjiknurit, qeveria i jep një koncesion tjetër pa procedurë, pa garë,  Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas, me 25 vite vetëm për shitjen e energjisë;

Damian Gjiknuri i jep shoqërisë “Albtek Energy” edhe një leje minerare në Bradashesh me kohëzgjatje mbi 25 vite;

Damian Gjiknuri ka udhëtuar në vitet 2012-2019 6 herë me Mirel Mërtirin e Klodian Zoton;

Engjëll Agaçi fsheh shkeljet ligjore, personat përgjegjës pas inspektimit financiar për Inceneratorin e Elbasanit, dhe koncesionarin në 2 qershor 2020;

Engjëll Agaçi ka kaluar një akt/procedurë të paligjshme për Inceneratorin e Elbasanit. Agjensia e Prokurimeve Publike e bëri të ditur këtë shkelje;

Kontrata koncesionare e miratuar në Këshillin e Ministrave është, pa logon e shtetit, si draft-kontratë dhe pa vulën e Ministrisë;

Bllako deklaroi se është pyetur në SPAK për 5 orë dhe se nuk mund të japë dëshmi, sepse ka frikë mos vetëfajësohej”, thuhet në reagim./albeu.com