Deputetja turke lidhet me pranga ne Kuvend, protestë ndaj Erdoganit
Një deputete Parlamentin Turk deputete vendosi të prangoste veten gjatë ditës së sotme në Parlament duke u lidhur me mikrofonin e podiumit në shenjë proteste ndaj ndryshimeve kushtetuese që i japin më shumë pushtet Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Gjesti i deputetes së pavarur, përfaqësuese e elektoratit të Ankarasë, Aylin Nazliaka, vinte në shenjë protese kundër ndryshimeve kushtetuese që e kthejnë Turqinë nga një republikë parlamentare në republikë presidenciale.

Ndërkohë që Parlamenti Turk po kryente votimin përfundimtar te paketës me 18 amendamente kushtetuese, pas të cilit Turqia pritet t’i drejtohet popullit me një referendum, Nazliaka doli në podium dhe më pas lidhi me pranga dorën e saj të majtë me mikrofonat.

“Nuk ju dhashë fjalën, po shkelni rregulloren,”iu drejtua deputetes zv/kryetarja e Parlamentit turk, Aysenur Bahcekapali. Ajo më tej kërkoi nga personeli teknik që të lironte podiumin dhe dha një pushim pesë minutash, Hyrriet.

Pasi deputetja nuk po largohej nga podiumi për më shumë se 30 minuta, një deputet i partisë në pushtet (AKP) iu afrua asaj dhe i tha se nëse dëshiron të flasë mund t’i jepnin fjalën. Por, deputetja kundërshtoi.

“Kërkoj fjalën prej një viti e gjysmë dhe nuk ma keni dhënë. Tani nuk po protestoj për të marrë fjalën, por kundër kësaj pakete kushtetuese anti-demokratike. Nuk e pranoj propozimin tuaj.”

Ditë më parë, parlamenti turk është kthyer në arenë përleshjesh mes deputetëve, teksa po diskutoheshin dhe votoheshin ndryshimet kushtetuese që i japin më shumë pushtet Presidentit Erdogan.

Deputetë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila ndodhet në pushtet që prej vitit 2002, dhe deputetët e Partisë Republikane Popullore (CHP), gjuajtën me grushte njëri-tjetrin, teksa në ajër “fluturuan” edhe karrige, vazo lulesh etj. Foltorja e parlamentit u dëmtua gjatë grindjeve. /albeu.com/



Shtuar më 19/01/2017, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori