Deputetja britanike plagoset me armë zjarri
Në rrethana ende të paqarta, raportohet se deputetja laburiste Jo Cox është qëlluar me armë zjarri dhe është goditur me thikë. Ajo aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas BBC, ngjarja ndodhi jashtë një librarie në Birstall, në afërsi të Leeds. 41 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Leeds ndërsa në lidhje me ngjarjen mësohet se policia ka arrestuar një 52 vjeçar.

Dëshmitarë thanë për BBC se Cox, nëna e dy fëmijëve, u la në tokë e gjakosur, ndërsa gjatë këtij sulmi është plagosur edhe një tjetër person. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori