“Poshtë qeveria e oligarkëve”, nis protesta para Kryeministrisë (VIDEO)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot në orën 17:00 ka nisur protesta para Kryeministrisë. Qytetarët me një banderolë të madhe ku shkruhej “Poshtë qeveria e oligarkëve” janë nisur nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë.

Ata po protestojnë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

 

Kujtojmë se kjo është dita e tretë e protestës. Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën për rreth dy orë para Kryeministrisë më pas u shpërndanë duke bllokuar Unazën nga të dyja anët.

Pas bllokimit të Unazës, ata bllokuan qarkullimin dhe te ura në hyrje të ish-Bllokut ku pati dhe përplasje më policinë.

Protesta dje pati në të gjithë vendin dhe policia ka shoqëruar në komisariat shumë qytetarë. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës.


Shtuar 11.03.2022 17:19