Deputeti italian shpërten në lot: Nuk kemi ku t' i çojmë viktimat
Italia është vendi më i prekur në botë me 8,215 viktima dhe 80,589 të infektuar si pasojë e pandemisë.

Teksa deputeti Daniele Belotti po fliste në parlament për numrin e madh të viktimave, i dridhej zëri dhe ndalonte shpesh herë për të mbajtur lotët.

“Unë dhe kolegu im u larguam sot nga Bergamo për të sjellë zërin e njerëzve këtu. Ne nuk e dimë ku të çojmë viktimat dhe ku të trajtojmë të sëmurët”, tha Belotti.

Teksa përpiqej të mbante emocionet, deputeti shtoi se qindra vullnetarë kanë mbërritur në spitale dhe po mundohen të trajtojnë të sëmurët.

“Njerëzit, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët kanë dhuruar miliona euro. Faleminderit se ne nuk do të ndalojmë kurrë”, theksoi Belotti.
Shtuar më 27/03/2020, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori