Deputeti anglez fyen shefin e BE-se
Albeu.com
Deputeti i partisë opozitare britanike (UKIP) në Parlamentin Evropian, Nigel Farage, ka shkaktuar skandal, kur ka fyer presidentin e Bashkimit Evropian, Herman van Rompuy, i cili sapo kishte mbajtur fjalimin e tij të parë para parlamentarëve.
Farage u përball me kritika të mëdha kur tha se Van Rompuy e ka “karizmin e një lecke të lagur”. Presidenti i Parlamentit, Jerzy Buzek, pritet që të qortojë Faragen gjatë një takimi të martën e ardhshëm. Farage mund të përballet edhe me suspendim nga detyra. Ai i ka thënë po ashtu Van Rompuyit se e ka pamjen e një “nëpunësi të nivelit të ulët bankar”. Deri te sulmi erdhi pasi Van Rompuy, ish-kryeministër i Belgjikës, bëri prezantimin e tij të parë në parlamentin me seli në Bruksel. Buzek tha se e konsideron veprimin e Farages si “krejtësisht jodinjitoz”, duke shtuar se deklarata e ka “tejkaluar kufirin” ndërmjet të drejtës së shprehjes dhe sulmit të hapur.
Shtuar më 26/02/2010, ora 22:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori