Një grup i deputetëve rus po viziton sot rajonin e Krimeas në Ukrainë dhe i premtojnë pasaporta
ruse popullsisë
lokale, lajmërojnë mediat
lokale.
Ky grup i deputetëve rus raportohet se është duke e udhëhequr Leonid Slutsky, që është kryetar i komitetit për punë të jashtme në Duman
Ruse.
Krimea është një rajon me popullatë shumicë
ruse, e cila ka ndenja pro-moskovite, dhe sigurisht ishin përkrahës të presidentit ukrainas Viktor Janukoviç i cili u rrëzya me vendim të parlamentit të Ukrainës.
Sot ka patur spekulime të shumta se rajone në lindje dhe jug të Ukrainës të cilët janë me popullsi shumicë
ruse, po kërkojnë që të ndahen nga Ukraina. Nisur nga këto spekullime presidenti në detyrë i Ukrainës Oleksandr Turchinov thirri sot në një takim urgjent të gjitha agjencitë e forcave të rendit për të diskutuar atë që e përshkruajti si “shenja të rrezikshme seperatizmi”.
Krimea gjithashtu është edhe vendi ku qëndron Flota
Ruse. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2014,
ora 13:19