Dënohet në moshën 94-vjeçare me 5 vite burg roja i Aushvicit
Në moshën 94-vjeçare, Reinhold Hanning, një ish-roje i burgut famëkeq të Aushvicit është dënuar me 5 vjet burg, pasi u shpall fajtor se kishte bashkëpunuar në vrasjen e të paktën 170 mijë personave.

Ai ishte një roje e SS në kampin e përqendrimit nga viti 1942 në 1944 dhe ka deklaruar se ishte në dijeni për ato që ndodhnin në kamp, por nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për ti ndaluar.

Vendimi për dënimin e Hanning erdhi pas një procesi gjyqësor që zgjati thuajse 4 muaj në qytetin Detmold, në perëndim të Gjermanisë. /albeu.com/


Shtuar më 18/06/2016, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori